Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka akuzuar rëndë Administratën e paraardhësit të tij.
Sipas Trump, Administrata e Obamas po rezulton të jetë një nga më të korruptuarat dhe të paaftat në historinë e Shteteve të Bashkuara.
“Administrata e Obamës po rezulton të jetë një nga më të korruptuarat dhe të paaftat në historinë e SHBA-së. Mos harroni, ai Barack Obama dhe Joe Biden i përgjumur janë arsyeja që unë jam në Shtëpinë e Bardhë”.
Këto akuza vijnë pasi ish-presidenti Obama e ka kritikuar Administratën e Trumpit për menaxhimin e situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19.