Akuza e Biden: Trump do mundohet të vjedhë vota. Ushtria do e shoqërojë jashtë shëpisë së bardhë

schedule15:35 - 12 Qershor, 2020

schedule 15:35 - 12 Qershor, 2020

“Ky president do të përpiqet të vjedhë zgjedhjet”. Është kjo akuza e rëndë ndaj Donald Trump, që bëhet nga Joe Biden në një intervistë për mediat amerikane. Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë u shpreh se garantimi i një procesi elektoral të barabartë, ishte shqetësimi i tij më i madh.

Por ai shtoi se ishte i frikësuar që Trump, në rast të një humbjeje elektorale, do të refuzonte të largohej nga Shtëpia e Bardhë. Në këtë rast, ai tha i bindur se do të mbështetej tek ushtria për ta shoqëruar jashtë rezidencës presidenciale.

Madje Biden premtoi se do ta bënte një gjë të tillë me shumë lehtësi. Kjo është deklarata më e ashpër e bërë deri tani nga ish zv/presidenti Bajden, rrethi frikës që kanë pjesa më e madhe e demokratëve, se presidenti aktual do të ndërhyjë në zgjedhje. Dy muaj më parë Biden shprehej se Trump do të sajonte një mënyrë për të shtyrë zgjedhjet, në një kohë që kandidati demokrat ka shtuar juristët në ekipin e tij elektoral për të kontrolluar problemet e ndryshme në momentin e zgjedhjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!