AKU ndërpret aktivitetin në 4 subjekte, ndëshkohen me 6.81 milion lekë

schedule20:15 - 14 Gusht, 2019

schedule 20:15 - 14 Gusht, 2019

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur me 6.8 milionë lekë katër subjekte në Tiranë dhe Lushnje për shkak të mungesës së licensimit dhe mangësive në dokumentacion që i janë gjetur në zbatimin e aktivitetit të tyre. Në Tiranë një restorant në zonën e Pazarit të Ri është mbyllur për shkak se ushtronte aktivitetin e tij i pa pajisur me licensë, ndërkohë që Qëndrën Kombëtare të Biznesit rezultonte si Fast-Food. Ndaj këtij subjekti është marrë edhe masa administrative me gjobë prej 2 milionë lekë.  Mungesa e licencës për shërbime të restorantit ka mbyllur dhe një restorant në plazhin e Spillesë. Ndërkohë AKU pezulloi ushtrimin e aktivitetit për dy magazina ushqimore në qytetin e Lushnjes duke i gjobitur përkatësisht edhe me 300 dhe 400 mijë lekë gjobë. Subjektet në fjalë, sipas AKU-së nuk kishin plotësuar mangësitë e konstatura në kontrollet e mëparshme dhe nuk kishin licencë për ushtrimin e aktivitetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!