AKU bllokon 55 ton miell gruri që vinte nga Kosova dhe Serbia

schedule12:30 - 1 Shtator, 2018

schedule 12:30 - 1 Shtator, 2018

55 ton miell gruri u bllokua nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në pikën kufitare të Morinës. Në kontrollet e ushtruara në këtë doganë u evidentuan 2 subjekte të cilët do të fusnin në Shqipëri miell gruri me origjinë nga Kosova dhe Serbia.
Pas analizave të kryera në Durrës për 30 ton miell që vinte nga Kosova, rezultoi me nivelin e proteinës më të ulët se ai i deklaruar në dokumentacion dhe më i ulët se norma e lejuar për prodhim buke. Ndërsa për ngarkesën 25 ton miell gruri nga Serbia produkti nuk kishte përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues. Menjëherë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri bllokimi e ngarkesës me sasi 55 ton bazuar legjislacionit në fuqi dhe do të ndjekë procedurat doganore për kthimin në vendin e origjinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!