AKU bllokon 375 kg kafe dhe 21.6 tonë qumësht pluhur  

schedule13:50 - 28 Maj, 2019

schedule 13:50 - 28 Maj, 2019

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në pikën kufitare të Morinës 21.6 tonë qumësht pluhur dhe 375 kg kafe. Ngarkesa me qumësht vinte nga Serbia me qëllim tregtimi në Shqipëri. Inspektorët e AKU kanë konstatuar se importuesi nuk është i licencuar për shitje me shumicë të ushqimeve me origjinë shtazore për konsum human. Ndërsa ngarkesa me kafe vinte nga Kosova po për qëllim tregtimi ne vendin tonë. Ajo sipas AKU-së nuk përmbushte kërkesat e parashikuara në ligj pasi kafes i kishte mbetur afat përdorimi me pak se gjysma e jetëgjatësisë së saj.  Për të dyja produktet AKU bën të ditur se ka urdhëruar kthimin në vendet e origjinës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!