Aktorja turke rikthehet në bregdetin shqiptar, publikon foto nga Saranda

schedule20:38 - 3 Korrik, 2020

schedule 20:38 - 3 Korrik, 2020

Aktorja e njohur turke Farah Zeynep Abdullah është rikthyer edhe këtë vit në Shqipëri për të kaluar pushimet.

Farah ndodhet në Sarandë, ndërsa po shijon këto ditë të nxehta plot diell.

Vendodhjen e saj në bregdetin shqiptar, e konfirmoi vetë 30-vjeçarja. Ajo publikoi foto dhe i shoqëroi imazhet me emojin e flamurit kombëtar.

Edhe verënh e vitit të kaluar ajo qëndroi në bregdetin e Vlorës dhe Sarandës. Duket se aktores i ka pëlqyer vendi ynë dhe është rikthyer sërish këtë vit.

Farah Zeynep Abdullah u bë e njohur për publikun shqiptar pas rolit në serialin turk “Kurti dhe Sura”.