Aktorja e njohur turke Farah Zeynep Abdullah është rikthyer edhe këtë vit në Shqipëri për të kaluar pushimet.
Farah ndodhet në Sarandë, ndërsa po shijon këto ditë të nxehta plot diell.
Vendodhjen e saj në bregdetin shqiptar, e konfirmoi vetë 30-vjeçarja. Ajo publikoi foto dhe i shoqëroi imazhet me emojin e flamurit kombëtar.
Edhe verënh e vitit të kaluar ajo qëndroi në bregdetin e Vlorës dhe Sarandës. Duket se aktores i ka pëlqyer vendi ynë dhe është rikthyer sërish këtë vit.
Farah Zeynep Abdullah u bë e njohur për publikun shqiptar pas rolit në serialin turk “Kurti dhe Sura”.