Aktorja e “Kosheres” parashikon fituesin e zgjedhjeve

schedule22:56 - 18 Prill, 2021

schedule 22:56 - 18 Prill, 2021

Situata politike në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit nuk kishte si të mos tërheqte dhe vëmendjen e Shirli Valentinës së Kosheres. Duke treguar eksperiencën e saj në politikë, aktorja e humorit u ndal gjithashut tek zgjedhjet e së dielës.

“Moj Shirli po si iu fute kësaj rruge vonë, ngele gjithë jetën duke shplarë dhe duke larë. Si ka mundësi tani do të isha bërë miliardere, do kishe prodhuar dhe ti vaksinën tënde, Shirli Vaccine”, thotë aktorja.

Por kush do t’i fitojë zgjedhjet sipas politikanes së spektaklit të humorit? “Zgjedhjet do t’i fitojnë të gjitha partitë, por ata që do të humbasim jemi ne.” /abcnews.al