“Aktori” kryesor në mesfushën e Juventus, “Zonja e Vjetër” gati rinovimin për Locatelli-n

schedule15:42 - 1 Nëntor, 2023

schedule 15:42 - 1 Nëntor, 2023

Manuel Locatelli ka hyrë në sezonin e tij të tretë, te “bardhezinjtë” e Juventus, teksa shihet nga trajneri Allegri, si një “gur themel” në “zemrën” e mesfushës së “Zonjës së Vjetër”, ku jo pak herë ka bërë heroin me ndërhyrjen e tij klinike apo golat vendimtare.

Për këto performanca, klubi ka vendosur ta “shpërblejë” 25-vjeçarin, me një kontratë, të paktën kështu raporton gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, i cili shton se arritja e akordi është thjesht një çështje kohe.

Përsa i pëket kushteve të reja, Locatelli do të nënshkruajë një kontratë, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2028, teksa nuk dihet nëse do të ketë apo jo rritje page, me atë aktualen që kap shifrën e 5.5 milionë eurove në sezon. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!