Prej disa kohësh, aktori i njohur turk Can Yaman ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të spekulimeve se ka nisur një lidhje me gazetaren italiane, Diletta Leotta. Revista “Chi” publikoi disa foto të dyshes, ku shfaqeshin në momente intime duke u puthur dhe përqafuar.
Aktori reagoi ndaj këtyre lajmeve përmes një postimi në Instagram, ku shkruante: “Është puna ime! Pikë”. Megjithatë, së fundmi çifti i famshëm kanë vendosur ta pranojnë para botës dhe të konfirmojnë lidhjen e shumëpërfolur.
Ka qenë vetë aktori i cili ka publikuar një fotografi në Instagram ku shfaqet krah me Diletta-n. Can mban në dorë një armë, teksa duket se kanë provuar qitjen në një ambient të hapur. “Çifti i rrezikshëm”, ka shkruar ai përkrah fotos dhe ka etiketuar në postim Diletta Leotta-n. /abcnews.al
View this post on Instagram