Aktori Bill Cosby dënohet me burg, “një grabitqar i dhunshëm seksual”

schedule13:30 - 26 Shtator, 2018

schedule 13:30 - 26 Shtator, 2018

Aktori amerikan 81 vjeçar Bill Kosbi është dënuar me 3 deri në 10 vjet burg pasi u shpall fajtor për dhunë seksuale. I akuzuar nga 60 gra, gjykatësi i çështjes e cilësoi atë si një grabitqar të dhunshëm seksual.

Bill Kosbi duhet të bëjë tre deri në 10 vjet burg. Është ky vendimi i dhënë nga gjykatësi Stiven Oneil për aktorin 81 vjeçar të dënuar në muajin prill për dhunë seksuale, për shkak të një agresioni të ndodhur në vitin 2004. Dënimi u dha në një gjykatë në Pensilvani. Kosbi u cilësua si një grabitqar i dhunshëm seksual gjatë procesit gjyqësor. Akuza kishte kërkuar 5 deri në 10 vjet burg. Bill Kosbi ka dalë nga gjykata me pranga në duar. Ish “babai i mirë” i televizionit amerikan ishte dënuar denoncuar e fundit për dhunë seksuale nga Andrea Konstand, një ish nënpunëse në universitetin e Tempëllit.

Avokatët mbrojtës të aktorit amerikan kishin kërkuar arrestin shtëpiak. Por as mosha e të dënuarit nuk ka zbutur tonet e gjykatësit i cili theksoi se askush nuk është mbi ligjin, dhe se ishte koha për të bërë drejtësi. Gjykatësi gjithashtu i mohoi mundësië e lirisë me kusht për aktorin e Robinson duke i vënë dhe një gjobë prej 25 mijë dollarësh. Sipas mediave amerikane ka qenë pikërisht dëshmia e detajuar e viktimës Andrea konstand, që ka tronditur gjykatësin. Që nga fillimi i rënies së mitit, Kosbi është akuzuar nga më shumë se 60 gra, por pa dalë në gjyq pasi kishte kaluar shumë kohë nga ngjarja.

Sipas akuzave, mënyra e përdorur nga aktori ishte e njëjta. Ai i ftonte viktimaat në shtëpi me premtimin se do i ndihmonte në karrierën e aktrimit. U jepte për të pirë një koktej me qetësues për të abuzuar më pas me to. Një ngjarje shokuese për opinionin amerikan që me emrin dhe fytyrën e Kosbit kishin lidhur me dekada buzëqeshjen e diktor Kliff Robinson, i cili në periudhën 80 – 90 ishte personazhi më i paguar i ekranit të vogël në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!