Janë të shumtë aktorët që kanë patur fatin të trashëgojnë genin artistik tek fëmijët e tyre dhe madje të luajnë edhe filma me ta.
Will Smith dhe Jaden Smith
Jaden 8-vjeç fitoi zemrat e të gjithëve me rolin e tij në “The Pursuit of Happiness” në 2006. Përveç talentit, meritë e suksesit ishte edhe kimia mes tij dhe Will Smith. Më vonë luajtën sërish bashkë, në “After Earth” në 2013-ën.
Ben Stiller dhe Jerry Stiller
Ata kanë luajtur bashkë në shumë filma, përfshirë “The Heart Break Kid”, “Zoolander” dhe “Heavyweights”. Paraqitja e parë skenike ishte në vitin 2007, në rolin e babait dhe djalit.
Kirk, Michael, and Cameron Douglas
Babai, biri dhe nipi u bënë bashkë për të luajtur në komedinë “It runs in the Family”.
Meryl Streep dhe Mamie Gummer
“Evening” ishte filmi i parë që bëri bashkë Meryl dhe Mamie në vitin 2007, por me “Ricki and the Flash” nënë e bijë treguan talentin e tyre të kombinuar.
Charlie Sheen dhe Martin Sheen
Edhe pse shumë të ndryshëm në karakter, babë e bir u bashkuan në dy filma: “No Code of Conduct” dhe “ Wall Street”.
Donald dhe Kiefer Sutherland
Sutherlands u bënë bashkë për herë të parë në 1996, në filmin “A time to kill”, ndërsa paraqitja e dytë skenike ka ndodhur së fundmi në 2015, me filmin “Forsaken”.
Sylvester dhe Sage Stallone
Sylvester Stallone dhe djali i tij i madh aktruan bashkë në filmin “Rocky V”.
Zelda dhe Robin Williams
Në 2004, Robin luajti me vajzën e tij në filmin “House of D”, ku kishte një rol kompleks, atë të një prindi me probleme të shëndetit mendor.
Colin dhe Tom Hanks
Tom Hanks luajti me djalin e tij në filmin “The Great Buck Howard” në vitin 2008. Në këtë film, djali i tij luan rolin e një të riu që kundërshton të atin dhe largohet nga kolegji për të realizuar ëndrrën e tij: duke u bërë një shkrimtar i shkëlqyeshëm.
Clint dhe Scott Eastwood
Të dy kanë ndërtuar një karrierë të shkëlqyer për aktrim. Clint bashkëpunoi me Scott në “Flags of Our Fathers”, “Trouble with the Curve”, “Invictus” dhe “Gran Torino”. /abcnews.al/