“Aktivizuan Leivan të infektuar”, Bologna përgatit ankesën ndaj Lazios

schedule08:58 - 9 Nëntor, 2020

schedule 08:58 - 9 Nëntor, 2020

Lazio është nën shënjestrën e të gjithëve gjatë këtyre ditëve. Dje u raportua se policia gjyqësore ka zbarkuar në terren për të hetuar në lidhje me akuzën e lëshuar së fundmi për aktivizimin e lojtarëve të infektuar.

Pas këtij lajmi, një tjetër ankesë mund të dorëzohet në autoritetet e Federatës Italiane për të njëjtin motiv. Bologna pritet të dërgojë raportin e saj në lidhje me aktivizimin e Lucas Leiva.

 

Mesfushori fillimisht luajti si titullar për 42 minuta në ndeshjen me Bolognan, pasi pati siguruar një tampon negativ nga laboratori ku Lazio kryen testimet për Serie A. Por tre ditë më pas UEFA nuk lejoi lojtarin të luajë ndaj Zenit në Champions League sepse tamponi i tij doli pozitiv dhe dyshohej si i infektuar.

Kështu, Bologna pretendon se Leiva ka luajtur i infektuar me COVID-19 ndaj tyre dhe do të dërgojë një ankesë në autoritetet përkatëse për të marrë ndeshjen në tavolinë. Sfidën e luajtur e fitoi Lazio me shifrat 2-1. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!