Vatra e zjarrit në fshatin Molung në Grykën e Qafë-Thanës është aktivizuar sërish, mbi fshatin Katund i Vjetër në Rubik të Mirditës.
Një sipërfaqe e madhe me lis, shkozë dhe gështenja janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Flakët janë të favorizuara nga era, duke bërë që të përhapen me shpejtësi duke u afruar pranë zonës së banuar dhe duke vënë kështu në rrezik jetën e banorëve të zonës.
Dy ditë më parë në këtë zonë u bë ndërhyrje nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, por mesa duket ndonjë vatër e vogël e cila mund të ketë mbetur aktive, ka sjellë riaktivizim të flakëve në të gjithë zonën.
Forcat zjarrfikëse po tentojnë të ndërhyjnë për të parandaluar përhapjen e tyre, por terreni malor ka vështirësuar punën e tyre./abcnews.al