Aktivizmi kundër duhanit: Kujt mund t’i besojmë?

schedule09:01 - 27 Maj, 2022

schedule 09:01 - 27 Maj, 2022

Reduktimi i ekspozimit ndaj substancave të dëmshme është tanimë një trend në shumë industri, përfshirë këtu edhe atë të duhanit, e cila duke kuptuar rrjedhën e kohës, po punon që të ndryshojë, thotë Derek Jach, ish përfaqësues i OBSH për kontrollin e produkteve të duhanit dhe strategjisë globale për regjimin ushqimor dhe aktivitetin fizik.

Megjithatë, ekziston një skepticizëm i thellë kur diskutohen qëllimet e kompanive të duhanit, synime të cilat për ekspertin janë të justifikuara: “Unë kam qenë një nga kundërshtarët e tyre më të mëdhenj. Por realiteti është diçka ndryshe. Nëse ne shohim trendet në një kontekst më të gjerë, është e kuptueshme që industria e duhanit po ndjek shembujt për të reduktuar dëmin. Kam analizuar shumë fakte shkencore dhe arrita në përfundimin se është e mundur që shëndeti publik të përfitojë nga gjenerata e re e produkteve. Është shumë e vështirë, por unë personalisht i tejkalova paragjykimet që kisha.”

Derek Jach beson se ne duhet të dëgjojmë ekspertët dhe shkencëtarët të cilët kanë ndërtuar këto alternativa pa tym përmes teknologjive më të fundit. Këto produkte që përmbajnë nikotinë, emetojnë shumë më pak substanca të dëmshme krahasuar me cigaret për shkak se eliminohet djegia, dhe në vend të saj përdoret ngrohja e fijeve të duhanit. Gjithsesi, teknologjia e vetme nuk mjafton, dëshira e duhanpirësve për të lënë cigaren është një element thelbësor.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i ka klasifikuar këto produkte që ngrohin duhanin, në kategorinë e produkteve me risk të modifikuar. Jach shprehet se ‘qeveritë dhe institucionet vendimarrëse në botë duhet të ndjekin shembullin e FDA-së dhe të marrin vendime të bazuara tek të dhënat shkencore”, pasi mungesa e informacionit të duhur shkakton pasoja të parikuperueshme. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!