Aktivitetet sportive në Kosovë, vendimi i fundit prej frikës së Covid-19

schedule14:39 - 13 Korrik, 2020

schedule 14:39 - 13 Korrik, 2020

Rastet e personave të prekur nga koronavirusi në Kosovë janë shtuar shumë ditët e fundit dhe autoritetet shtetërore kanë marrë një vendim rreth aktiviteteve sportive. Sipas vendimit të qeverisë së Kosovës, që zbulohet nga Gazeta Olle, të gjithë aktivitetet sportive, përveç kampionateve të futbollit, do të pezullohen.

Në vazhdim të masave tjera të luftimit dhe parandalimit të COVID-19, Qeveria ka pezulluar veprimtarin e çerdheve publike dhe private; aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, lexohet në komunikatë.

Sezoni 2019/2020 i IPKO Superligës së Kosovës do të përfundojë, njësoj si Digitalb Kupa e Kosovës. Sot në orën 17:00 zhvillohen sfidat e mbetura të javës së 30-të të kampionatit dardan, teksa 29 korriku do të sjellë fundin e futbollit në Kosovë. /abcnews.al