Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Aktivistja Zana Avdiu sqaron deklaratën: Nuk e quajta Xhakën rrugaç, e kisha me gjestin e tij

schedule21:37 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 21:37 - 5 Dhjetor, 2022

Aktivistja nga Kosova Zana Avdiu ka reaguar sërish sa i përket deklaratës së saj për futbollistin Granit Xhaka, që shkaktoi shumë komente. Në një intervistë për “Pressing”, aktivistja ka thënë se nuk e quajti futbollistin rrugaç por e kishte me gjestin që bëri ai ndaj bankinës serbe.

“Më vjen keq që një shoqëri krenohet me një gjest të tillë. Rrugaçëri nuk është quajtur Xhaka, por gjesti, veprimi”, ka thënë ajo. Sipas Avdiut, me gjestin e bërë nuk krenohet as vetë Xhaka por një pjesë e qytetarëve.

“Kritika ime ka qenë ndaj njerëzve që i kanë injoruar faktet që na kanë dhënë dhe na japin krenari. Kemi pasur lojë të shkëlqyeshme të lojtarëve tanë. Kemi pasur një festim dinjitoz të Xhakës dhe Shaqirit. Kemi pasur qindra elemente që na bëjnë krenarë”, ka thënë ajo. /abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!