Aktivisti për teatrin: Nuk e kemi më karrigen ku ulej Sulejman Pitarka, drejtësia s’do vonojë

schedule16:38 - 18 Maj, 2020

schedule 16:38 - 18 Maj, 2020

Në studion e Abc News aktivisti Andi Tepelena u shpreh se drejtësia për Tetarin Kombëtar, i cili u shemb dje nuk do të vonojë. Tepelena tha se bashkë me teatrin u shkatërruan një sërë objektesh.

“Nuk do kemi më karrigen ku ulej Sulejman Pitarka. U shkatërruan. Janë nxjerrë vetëm disa gjëra bazike. Nuk do kemi më objekte. Ky është një krim dhe unë mendoj se duhet të hapet një dosje penale, duke filluar nga Hervin Culi, Erion Veliaj që është ekzekutori direkt një vrasës me pagesë. Unë mendoj se do vijë ora e drejtësisë për teatrin”, u shpreh aktivisti, ndërsa shtoi se shembja e teatrit është tashmë një lajm botëror.

“Edhe vatikan neës e kishte publikuar dje dhe e krahasonte me prishjen e kishave dhe xhamive në 67. Është një lajm botëror. Në këtë kohë mund të jenë të shëmtuara në një kohë tjetër mund të jenë të bukura. Kjo është një propagandë që po na e shesin”, u shpreh ai. /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!