Aktivisti i hedh flamuj rusë Presidentit Amerikan Trump: “Je një tradhtar”

schedule10:21 - 25 Tetor, 2017

schedule 10:21 - 25 Tetor, 2017

Presidenti amerikan Trump është përballur me sulmin e një aktivisti pak para se të hynte në senat. Rajan Klejton anëtar i një grupi që kërkon largimin e miliarderit nga Shtëpia e Bardhë, është futur mes gazetarëve që prisnin presidentin. Sapo Tramp ka mbërritur ai i ka hedhur disa flamuj të vegjël rus me fjalën Trump. Duke e cilësuar kreun e Shtëpisë së Bardhë si tradhtar ai ka kërkuar që në senat të flitet për tradhti dhe jo për uljen e taksave. AGjentët e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë duke e shoqëruar jashtë.