Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Aktivistët çekë djegin një fabrikë të lidhur me Izraelin

schedule22:20 - 20 Mars, 2026

schedule 22:20 - 20 Mars, 2026

Autoritetet çeke po hetojnë zjarrin në një kompleks industrial si një sulm të qëllimshëm, thanë zyrtarët të premten, pas raporteve mediatike se një grup që proteston kundër armëve izraelite mori përgjegjësinë për incidentin.

Zjarrfikësit njoftuan herët të premten në platformën X se ishin përgjigjur një zjarri në një halle magazinimi në kompleksin në Pardubice, rreth 120 km në lindje të Pragës. Në zjarr, i cili u përhap edhe në një ndërtesë tjetër, askush nuk u lëndua.

Portali çek Aktualne.cz raportoi se një grup protestues me emrin “Earthquake Faction” (Fraksioni i Tërmetit) tha se kanë ndezur “qendrën kyçe të prodhimit të armëve izraelite në Pardubice” për të ndalur rolin e saj në “gjenocidin në Gaza”.



Ata thanë gjithashtu se zgjodhën qëllimisht natën kur në fabrikë të mos kishte njerëz dhe se veprime të tilla do të vazhdojnë në mbarë botën.

Kompania çekë e mbrojtjes LPP Holding, e cila ka një objekt në kompleks, konfirmoi zjarrin në një prej ndërtesave të saj. Megjithatë, kompania deklaroi se planet e shpallura në vitin 2023 për bashkëpunim me kompaninë izraelite Elbit Systems në prodhimin e dronëve kurrë nuk u zbatua.

“Nuk janë prodhuar kurrë dronë izraelitë në objektin tonë”, tha LPP.

Pas zjarrit, policia fillimisht tha se po hetonte nëse incidenti ishte qëllimshëm dhe po verifikonte pretendimet publike për një grup të caktuar, pa e emërtuar atë. Më vonë ata thanë se hetuesit e shërbimeve të sigurisë po shqyrtojnë incidentin sipas nenit të kodit penal që lidhet me terrorizmin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!