Ka vijuar debati në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësëisë, ku po shqyrohet akti normativ “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”.
Kryetarja e Komisionit, Grida Duma ka pyetur zv/ministrin e Infrastrukturës, Ilir Bejtja a do të ketë rritje pagash nga ky akt, teksa vuri në dukje mungesën e mbështetjes për qytetarët.
Debati:
Duma: Sa përfitojnë të punësuarit nga ky akt normativ. A do ketë rritje pagash? Cilat paga, në çfarë norme dhe në çfarë mase?
Bejtja: Nuk ka rritje pagash në këtë akt normative, kompensohen materialet kryesore bazë të kontratave publike. Ne nuk rrisim pagat. Rritjet e çmimeve të materialeve vendoset në treg.
Duma: Pra përfiton kontraktori e jo punëtori?
Bejtja: Përfiton kontrata.
Duma: Sa i përket çështjeve sociale, marrja e një vendimi selektiv do të dëmshpërblejë disa kompani të mëdha, pse ka një paketë vetëm për tenderat e jo për qytetarët?
Bejtja: Ky akt i referohet vetëm materialeve që janë pesha bazë në kontratat publike dhe në ndërmarrjet publike dhe nuk është vetëm për rindërtimin.
Duma: Sipas BIRN, 8 nga kompanitë që kanë përfituar tendera nga prokurimet e rindërimit janë me pronarë të inkrimunuar. Keni dijeni ju që po i avantazhoini?
Me ligjin e prokurimit të shtetit prokurohen shumë punë publike, po ata që merren me prokurime të tjera, preken në konkurrencë. Është marrë vendim nga Autoriteti i Konkurrencës për këtë? Këtë e duam zyrtarisht.
Bejtja: Për pjesën e inkriminimit duhet t’i drejtojmë pyetje prokurorisë.
Duma: Ua them unë, janë 8 në hetim nga prokuroria.
Bejtja: Unë nuk e kam këtë informacion.
Duma: Diferencat e çmimit pse nuk i kompesoni te qytetarët?
Bejtja: S’kam dëgjuar ndonjë nga këta qytetar të blej hekur dhe beton e të bëjë ndërtime.
Paketa jonë e mbështetjes së qytetarëve nga qenë e para në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kemi kompesuar të gjithë grupet në nevojë me një paketë sociale e cila ka dhënë shpërblim direkt në pensione. Fatura e parë që përballon buxheti i shtetit është 38 miliardë lekë, 7-8% e buxhetit total. /abcnews.al