Aksioni nga SPAK në Lushnje, për çfarë u arrestua kryebashkiaku Fatos Tushe

schedule10:28 - 6 Korrik, 2021

schedule 10:28 - 6 Korrik, 2021

Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe është arrestuar me urdhër të Pokurorisë së Posaçme. Abcnews.al mëson se Tushe është arrestuar pasi dyshohet se ka dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

FNSH dhe RENEA kanë nisur sot aksionin masiv në Lushnje, ku janë arrestuar 11 persona, në mesin e të cilëve është edhe kryebashkiaku. Forca të shumta kanë zbarkuar në zyrat e Ndërrmarjes së Pasurive Publike në bashkinë e qytetit. Të arrestuarit akuzohen për korrupsion dhe abuzim me tenderin e rehabilitimit të kanalit ujitës, me vlerë 24 milion te reja.

Aksioni është ende në zhvillim dhe nuk bëhen të ditura më shumë detaje. Ndërkohë pritet njoftimi i SPAK në lidhje me urdhër-arrestet e firmosura për nëpunës publikë deri te kreu i Bashkisë Fatos Tushe. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!