Aksioni i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme në aksin Tiranë-Durrës vijon edhe përgjatë ditë së sotme.
Qytetarët dhe bizneset janë mbledhur edhe sot në ditë me shi, për të kundërshtuar aksionin e policisë.
ARRSH po hap kanale anësore të mbyllura nga bizneset në anë të rrugës dhe po vendos mbrojtëse anësore metalike për mbylljen e hyrje-daljeve, duke i lënë bizneset pa rrugë alternative për t’u futur në ambientet e tyre. Por ky vendim nuk është pritur mirë nga ana e bizneseve./abcnews.al