Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Aksioni antiinformalitet në tregun e punës/ Inspektoriati Shtetëror i Punës: Kontrollohen mbi 23 mijë vende pune

schedule12:59 - 16 Mars, 2026

schedule 12:59 - 16 Mars, 2026

Mbi 23 mijë vende pune kanë kaluar nën lupën e inspektoriatit shtetëror të Punës për cështje të sigurisë dhe standardeve në punë.

Sipas  të dhënave të publikuara për muajin shkurt, nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, gjatë periudhës së fundit janë inspektuar 902 subjekte, ndërsa kontrollet kanë përfshirë në total 23 mijë e 43 vende pune në të gjithë vendin

Nga këto kontrolle janë vërejtur një sërë shkeljesh për të cilat janë 668 masa  administrative ndaj bizneseve që nuk zbatonin ligjin .  Penalizimet lidhen kryesisht me mosrespektimin e kushteve të sigurisë në punë, dokumentacionin e marrëdhënieve të punës apo detyrime të tjera që rrjedhin nga legjislacioni përkatës.



Krahas kësaj në terren vijojnë kontrollet edhe për  formalizimit e tregut të punës dhe deklarimin e plotë të pagave.

Aktualisht vëmendja është e fokusuar në sektorin e ndërtimeve ku aksioni do vijoj në terren deri në 23 maj për tu shtrirë më pas në sektorin e turizmit,tregtinë online dhe sigurinë ushqimore

Objektivat e administratës tatimore do të fokusohen në formalizimin e pagave dhe rritjen e deklarimit të xhiros në këtë sektor.

Sipas të dhënave të planit sektorial, në vend janë aktive 8,784 subjekte ndërtimi, ku pjesa më e madha ushtrojnë aktivitet në Tiranë dhe Durrës. Nga totali i tyre, rreth 25% e tyre deklarojnë paga nga 400 deri në 500 euro, nivel që nuk reflekton realitetin e tregut të punës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!