Aksioni antidrogë në Memaliaj, 6 të arrestuar, një person në kërkim

schedule07:47 - 21 Janar, 2020

schedule 07:47 - 21 Janar, 2020

Aksioni antidrogë i Policisë së Gjirokastrës i zhvilluar mbrëmjen e djeshme ka çuar në pranga 6 persona. Burime nga Policia e Gjirokastrës konfirmojnë se janë vënë në pranga autorët e dyshuar, ndërsa një prej tyre është shpallur në kërkim.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Memaliaj / Informacion

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vasjari”.

Sekuestrohen 103 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva dhe një armë zjarri pistoletë.

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas:

Ramiz Jahaj nga Vlora

Mikel Ziflaj nga Memaliaj

Leonidha Kociaj nga Mallakastra

Sefer Dukaj nga Vlora

Matjana Betaj nga Memaliaj

Ervin Saka nga Vlora

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim  me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe të Stacionit të Policisë Memaliaj, organizuan dhe finalizuan operacionin “Vasjari”, ku si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit :

  1. , 45 vjeç, banues në Vlorë;
  2. , 26 vjeç, banues në fshatin Amanikaj, Memaliaj;
  3. , 55 vjeç, banues në Mallakastër;
  4. , 30 vjeç, banues në Vlorë;
  5. , 20 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj dhe
  6. , 30 vjeç, banues në Memaliaj.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe një shtetas tjetër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin në vendin e quajtur Mogila, në një banesë të pabanuar po përpunonin dhe paketonin 103 kg lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me qëllim transportimin  në drejtim të qytetit të Vlorës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një armë zjarri pistoletë TT, 3 automjete, 11 telefona celularë, një peshore mekanike, një sasi parash dhe numra të ndryshëm telefonash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!