Një operacion anti-kanabis është zhvilluar nga policia e Vlorës, mëngjesin e sotëm.
Gazetari Elton Nikaj bën të ditur për abcnews.al se në Selenicë janë zbuluar mbi 300 rrënjë kanabis, ndërsa janë shoqëruar disa persona.
Aksioni është zhvilluar edhe me helikopterë nga ajri, ku janë konstatuar bimët narkotike.
Të shoqëruarit do të merren në pyetje. Sakaq, aksioni ka nisur ditën e sotme nga efektivët e policisë së Vlorës. /abcnews.al