Aksion në jug të vendit, spastrohen disa parcela me kanabis, SHCBA pezullon disa punonjës policie

schedule20:45 - 16 Shtator, 2020

schedule 20:45 - 16 Shtator, 2020

Policia e Shtetit pas një kontrolli në Dropull, ka asgjesuar rreth 1000 bimë kanabis.

Bimët kanë qenë të kultivuara në disa parcela të zonës dhe dyshohet se kishin “mbrojtjen” e disa prej efektivëve të Policisë.

Për këtë arsye në Dropull kanë shkuar edhe forcat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), të cilat kanë pezulluar nga detyra disa punonjës policie.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!