Aksion kundër emigracionit ilegal në Misisipi

schedule13:00 - 8 Gusht, 2019

schedule 13:00 - 8 Gusht, 2019

Disa orë para mbërritje se presidentit Trump ne Teksas, autoritetet ne Misisipi  kryen operacionin më të madh kundër emigrantëve të paligjshëm.

Autoritetet amerikane të emigracionit kanë arrestuar mbi 700 emigrantë pa leje, në një seri operacionesh të zhvilluara në shtetin e Misisipit. Operacionet e koordinuara vunë në shënjestër punëtorët në 7 impiante agrikulture, që dyshohej se nuk ishin të pajisur me dokumentacionin e duhur.

Video dhe foto të publikuara online tregonin agjentë që mbërrinin me autobusë për të marrë në pyetje dhe arrestuar njerëzit. Agjencia për Emigracionin dhe Doganat ka deklaruar se rreth 680 emigrantë të paidentifikuar janë arrestuar.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi një operacion masiv kundër emigracionit në qershor, duke thënë se miliona të huaj që kishin hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara do të depërtoheshin. Operacionet e fundit u kryen disa orë përpara se Trump të mbërrinte në qytetin e El Pasos, me shumicë hispanike, pas masakrës që mori 22 jetë njerëzish.

Rreth 600 oficerë të Agjencisë për Emigracionin dhe Doganat bastisën impiantet e punës të kontrolluara nga 5 kompani të ndryshme në qytetet Bej Springs, Kenton, Kerthejxh, Morton dhe Sebastopol.

Drejtori në detyrë i agjencisë, Methju Albens tha për “Asoshiejtid Pres” se, operacionet mund të jenë më të mëdhatë që zhvillohen ndonjëherë në një shtet të vetëm. Ndërkohë, fëmijët e personave të arrestuar, të cilët kur u kthyen në shtëpi nuk gjetën prindërit e tyre, u morën nga agjentët dhe u mblodhën në një palestër./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!