Një aksion i gjerë i prokurorisë dhe Policisë së Shtetit për vepra penale në fushën farmaceutike është duke u zhvilluar në Tiranë. Burime për “ABC” bëjnë me dije se deri më tani janë 6 të arrestuar, ndërkohë që operacioni është ende në vijim.
Kontrollet janë duke u zhvilluar në disa depo farmaceutike dhe bëhet fjalë për ilaçe të paregjistruara, kontrabandë. Përmes kësaj skeme dyshohet të jetë shkaktuar një dëm i madh ekonomik, duke shmangur detyrimet ligjore.
Hetimet kanë disa muaj që po zhvillohen nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Deri më tani nuk ka detaje të tjera lidhur me këtë operacion dhe as si ka nisur hetimi./be.k/abcnews.al