Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidentoi të moshuarën dhe iku, policia zbulon akuzat për Ilda Bejlerin

schedule14:58 - 13 Shkurt, 2020

schedule 14:58 - 13 Shkurt, 2020

Prej orësh vijon të jetë në qendër të vëmendjes aksidenti në qendër të Tiranës, ku moderatorja Ilda Blejleri përplasi një të moshuar dhe më pas u largua nga vendngjraja.

Një gjë të tillë, moderatorja e ka mohuar kategorikisht. Ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar më në fund policia.

Uniformat blu bëjnë me dije se pas askidentit ku ka mbetur e plagosur E. Gj, 63 vjeçe, mbrëmë kanë bërë shoqërimin e Bejlerit. Po ashtu policia ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të Bejlerit, me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike.

Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme, ndërsa mbi moderatoten rëndojnë dy akuza: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bulevardin “Gjergj Fishta”, më datë 12.02.2020, ku ka mbetur e dëmtuar shtetasja me iniciale E. Gj, 63 vjeçe, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore, në orët e mbrëmjes grupi hetimor ka shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasen me iniciale I. B., 33 vjeçe.

Policia Rrugore e Tiranës, krahas veprimeve të tjera hetimore, me qëllim sqarimin e rrethanave, në funksion të dokumentimit të plotë të aksidentit rrugor, si pasojë e të cilit ka mbetur e dëmtuar këmbësorja E. GJ., ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të shtetases I. B., me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetases I. B, si e dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!