Një 18 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pas një aksidenti që shkaktoi të mërkurën. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ku për pasojë u lënduan lehtë tre të mitura, të moshave 16 dhe 17 vjeç.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Range Rover”, ka aksidentuar lehtë 3 shtetas të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç.”, njofton policia./abcnews.al

