Aksidentohet piloti i Ducatit në Moto GP, udhëtonte nën efektin e alkoolit

schedule16:46 - 6 Korrik, 2022

schedule 16:46 - 6 Korrik, 2022

Piloti i Ducatit në MotoGP, Francesco Bognaia është përfshirë ditën e sotme në një aksident, teksa ndodhej me pushime në Ibiza.

Piloti ishte duke festuar me miqtë e tij fitoren e arritur në Çmimin e Madh të Holandës dhe teksa po largohej nga klubi nga ora 3 e mëngjesit Bagnaia është aksidentuar, ndërsa për fat të mirë nuk ka automjete dhe njerëz të përfshirë në këtë aksident.

Megjithatë, ajo që e bëri edhe më shqetësuese situatën ishte fakti se Bagnaia po udhëtonte në gjendje të dehur. Pas kontrolleve nga policia lokale, niveli i alkoolit në gjak ishte më i lartë se ajo që lejon ligji spanjoll.

Bagnaia nuk ka marrë plagë të rënda nga ky aksident, ndërsa ka reaguar edhe në rrjetet sociale duke kërkuar ndjesë për sjelljen e tij, si dhe shtoi se ka mësuar nga gabimi i bërë.

/f.a/abcnews.al