Aksidentohet në Suzuka, piloti britanik në gjendje kome

schedule11:43 - 7 Gusht, 2022

schedule 11:43 - 7 Gusht, 2022

Aksident i frikshëm në provat e lira për garën 8-orëshë në Suzuka. Ai që e ka pësuar ishte britaniku Gino Rea.

Ai humbi kontrollin e motorit të tij në kthesën e fundit të pistës japoneze, për shkak të një problemi në impiantin e frenimit.

Rea është dërguar menjëherë në spital, pasi humbi ndjenjat pas aksidentit dhe raportohet se prej orësh është në gjendje kome. / abcnews.al