Aksidentohet me motor turistja italiane në Sarandë, dërgohet me urgjencë në spital

schedule09:02 - 3 Maj, 2024

schedule 09:02 - 3 Maj, 2024

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën hyrëse të qytetit të Sarandës.

Motori i drejtuar nga një turiste italiane është përplasur me një automjet dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Mësohet se turistja ka pësuar plagë të lehta dhe është  transportuar drejt Spitalit të Sarandës për mjekim.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!