Aksidentohet makina e truprojave të kryeministrit australian, 4 të plagosur

schedule10:31 - 14 Prill, 2022

schedule 10:31 - 14 Prill, 2022

Makina në të cilën po udhëtonin truprojat e kryeministrit të Australisë, Scott Morrison, është aksidentuar rëndë. Makina është përplasur me një automjet tjetër dhe më pas ka dalë nga rruga. Në makinë ndodheshin katër persona, sipas daily mail.

Ata janë nxjerrë me vështirësi dhe janë nisur drejt spitalit, dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë makinën e shkatërruar në një rrugë fshati pranë qytetit Elizabeth.

Pas aksidentit Morrison, edhe pse në ditën e katërt të fushatës zgjedhore, ka njoftuar se nuk do të ketë asnjë dalje publike deri në një njoftim të dytë.

Në një deklaratë ai u uroi truprojave një shërim të shpejtë, duke thënë: ‘Policia po bën një punë të mrekullueshme. Ata janë profesionistë dhe tepër bujarë. Shpresoj që të katër të plagosurit të shërohen sa më shpejt.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!