Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pasi një fugon me pasagjerë është përplasur me një cisternë në një rrugë në Tanzaninë jugore.
Drejtori i policisë së qarkut, John Imory ka theksuar se të plagosurit u transportuan në spital.
Ndërkohë grupi hetimor dhe ekspertët po punojnë për shkaqet e aksidentit, ndërsa drejtuesi i cisterncës ndodhet në kërkim pasi u largua nga vend ngjarja pas aksidentit.
/abcnews.al/