Aksidentimi i eskortës së Berishës, reagon policia: Si ndodhi përplasja, 2 të lënduar

schedule21:21 - 26 Nëntor, 2021

schedule 21:21 - 26 Nëntor, 2021

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentimin e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B. Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë“, thotë policia. 2 persona kanë marrë lëndime të lehta. Burime për ABC bëjnë me dije se të përfshirë në aksident janë makina me shofer Albin Menitoviç 27 vjeç nga Prishtina, Sali Lazri 28 vjeç nga Tirana dhe Edi Sinani.

Si ndodhi aksidenti? Aksidenti ndodhur në autostradën e Laçit makina ku udhëtonte Berisha dhe tre të tjera shoqëruese të tij po udhëtonin njëra pas tjetrës teksa po ktheheshin nga takimi i Foltores në Kurbin. Një makinë e cila ka dalë nga një karburant është futur kundërvajtje në autostradë duke dalë ballë për ballë me vargun e makinave të eskortës së Berishës.

Lexo edhe: Përplasje masive në Milot-Mamurras, aksidentohet eskorta e Sali Berishës

Raportohet se makina udhëtonte ish-kryeministri ka mundur të devijojë pa u aksidentuar, po kështu kanë mundur të shmangen edhe tre makinat e tjera shoqëruese, ndërsa makina e katërt ka frenuar fort. Për pasojë, makinën e katërt të eskortës së Berishës e ka goditur një tjetër makinë nga pas. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!