Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur këtë të premte në aksin Fier-Vlorë ku humbën jetën 4 anëtarët e një familje dhe u plagosën tre të rinj.
Më i fundit, ka qenë producenti Ardit Gjebrea, i cili ka shprehur të gjithë trishtimin përmes një postimi në Instastory.
Ndër të tjera, ai ka deklaruar se nuk gjen dot fjalë për të ngushëlluar familjarët.
“Tronditës fakti i familjes Gushi! Trishtim pafund për humbjen e 4 jetëve- dy prindër dhe dy vajza të mitura.
Nuk gjej dot fjalë të ngushëlloj familjarët. Paçin paqe të katërt, aty ku janë bashkë”, ka shkruar Gjebrea.l.k/abcnews.al