Aksidenti tragjik në Bullgari, Osmani: Dy prej të lënduarve do të sillen nesër në Shkup

schedule17:26 - 26 Nëntor, 2021

schedule 17:26 - 26 Nëntor, 2021

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut është shprehur ditën e sotme në një deklaratë për mediat se të enjten u ra dakord për transferimin e viktimave të tragjedisë në Bullgari.

Osmani tha se të lënduarit janë mirë, ndërsa dy të parët do të sillen në vend të mërkurën.

Qeveria ka formuar dje një grup pune ministror që do ta drejtoj unë dhe do të duhet të përcaktojmë një plan veprimi për transferimin e eshtrave. Të gjitha shpenzimet i bartë qeveria”, tha Osmani.

Ai pret që procesi të përfundojë javën e ardhshme, kufomat do të identifikohen dhe mund të sillen në vend. Osmani u shpreh se ambasada e RMV në Sofje do të marrë përsipër të gjitha procedurat administrative. /abcnews.al/