Shuhet në një aksident tragjik Daniel Guerini, futbollisti 19-vjeçar i moshave të Lazios. Lajmi ka pikëlluar klubin kryeqytetas në orët e vona të ditës së djeshme.
Guerini kishte festuar 19 vjetorin ditën e diel, ndërkohë që dje është aksidentuar së bashku me dy miq të tjerë adoleshentë, të cilët gjenden në spital në gjendje të rëndë.
Të rinjtë u përplasën me Mercedes Class A, që drejtohej nga një 68-vjeçar, sikurse shkruajnë mediat përtej Adriatikut.
Guerini ka qenë edhe pjesë e Italisë U15 dhe U16, ndërkohë që te Roma kishte kaluar pas eksperiencave të mëparshme me moshat e Torino, Fiorentina dhe SPAL. /abcnews.al
Ancora increduli e sconvolti dal dolore il Presidente, gli uomini e le donne della Società Sportiva Lazio si stringono attorno alla famiglia del giovane Daniel Guerini ? pic.twitter.com/SX7DrK5JBT
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) March 24, 2021

