Aksidenti tragjik, dënohet me burg një bullgar

schedule15:15 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 15:15 - 16 Dhjetor, 2021

Gjykata e Sofjes ka dënuar sot që 34-vjeçazr bullgar. Mësohet se S.B. është dënuar me katër muaj burgim, me kusht nëse në tre vjetët e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale, për shkak të komenteve të pahijshme për tragjedinë me autobusin e “Besa Trans” në Bullgari.

Siç njofton AIM nga Sofja, kundër S.B. ishte ngritur aktakuzë për “nxitje të urrejtjes”.

Sipas aktakuzës, S.B. më 23 nëntor të këtij viti, rreth orës 11:00 në një grup në rrjetet sociale ka shpërndarë përmbajtje me gjuhë të urrejtjes në baza etnike. Ai në përmbajtjen e publikuar ka shpërndarë edhe fotografi të autobusit të djegur në autostradën “Struma”.

S.B. nuk ka qenë i dënuar. Ai e ka pranuar fajësinë dhe sipas marrëveshjes së miratuar nga Gjykata e Rrethit në Sofje, atij i është shqiptuar masa e “privimit të lirisë” në kohëzgjatje prej 4 muajsh.

Marrëveshja ka fuqinë e një dënimi efektiv dhe nuk është lëndë ankimimi, njoftoi Prokuroria.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!