Pas aksidentit tragjik ditën e djeshme në aksin Fier-Vlorë, banorët e kësaj zone kanë akoma më shumë frikë të dalin në rrugë. Për mikrofonin e ABC ata thonë se kanë frikë të nxjerrin fëmijët vetëm pasi shoferët xhirojnë gomat e makinave edhe në orët e natës.
“Duhet zbatuar ligji. Këtu një familje e tërë u shua. Ishte në rrugën e saj. Ai erdhi për pushime që andej. Më vjen keq për fëmijët e vegjël. Kërkojnë të dalin fëmijët po ku do venë. Këtu xhirojnë makinat edhe në 2 të natës. Nuk i nxora fëmijët. Kërkojnë të ikin por kur do venë. Adoleshentëve iu pëlqen vetja”, shprehen ata.
Familja Gushi ishte kthyer nga Greqia për pushime në Shqipëri, por udhëtimi i djeshëm rezultoi fatal për ta. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar 22-vjeçarin Madani. Makina me të cilën ai po udhëtonte, ishte në emër të atit Bashkim Madani, biznesmen. m.v/abcnews.al