Aksidenti në Tiranë, psikologu për Abc News: Duhet ndërgjegjësim nga të gjithë

schedule18:39 - 10 Mars, 2023

schedule 18:39 - 10 Mars, 2023

Psikologu Elidon Shehu, në një intervistë për Abc News nga vendi ku ndodhi aksidenti që mori tre jetë njerëzish në Tiranë, tha se të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi për të respektuar rregullat. Ai tha se përdorimi i drogës dhe alkoolit është një fenomen shqetësues për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

“Autoritetet nuk do të jenë në çdo cep, sigurisht që duhet të jenë vigjilentë për monitorimin e zonave të kuqe por faktorët duhet të jenë më shumë që nga niveli kur marrin patentën, nga trajtimi, nga edukimi në shkollë, të gjithë duhet të luajmë një rol të rëndësishëm dhe jo vetëm policia në rrugë.”, tha ai.

Ai u ndal gjithashtu edhe tek fakti se prindërit nuk tregohen vigjilentë ndaj fëmijëve.

“Fatkeqësisht në këto situata shikojmë se familja dështon. Shikoj në rrjete sociale, ata edhe i ndjekin fëmijët dhe nuk ua tërheqin vëmendjen që t’i ndalojnë. Dosa e quajnë edhe si trofe që fëmijët dinë të bëjnë manovra të rrezikshme por nuk tërheqin vëmendje për këto veprime që bëjnë.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!