Detaje të reja nga aksidenti i ndodhur në Rrugën e Arbrit ku 2 makina janë përplasur “kokë më kokë” në Gjoricë të Bulqizës. ABC ka siguruar pamje nga aksidenti dhe bëhet me dije se janë përplasur një makinë e patrullës së policisë rrugore dhe një mjet tip Mercedes Benz.
Sipas policisë drejtuesi i patrullës së policisë rrugore, Selami Lusha është përplasur mjetin tip Benz të drejtuar nga Zenel Murra.
Lexo edhe: Përplaset automjeti i policisë rrugore, dy të lënduar në Bulqizë
Si pasojë e goditjes janë lënduar punonjësi i policisë dhe drejtuesi i mjetit tjetër. Të dy janë transportuar fillimisht në spitalin Rajonal të Peshkopisë për ndihmën mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se punonjësi i policisë është në gjendje më të rëndë dhe është transportuar në spitalin e Traumës me helikopter. be.k/abcnews.al