Aksidenti në Ksamil, të lënduar mbetën shoferi dhe dy pasagjerë

schedule23:41 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 23:41 - 23 Dhjetor, 2021

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarande-Ksamil. Policia njofton se për pasojë të lënduar kanë mbetur tre persona. Një automjet tip “Toyota” doli nga rruga pasi shoferi humbi dhe ka rënë nga një lartësi në vendin e quajtur “Hidrovori”.

Të lënduar mbetën drejtuesi i mjetit me inicale M.P dhe dy pasagjerë, M. V., dhe K.P., të cilët janë duke marrë kujdes shëndetësor. Fatmirësisht raportohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen  e plotë të shkaqeve.

NJOFTIMI

“Sarandë /Informacion paraprak

Më datë 23.12.2021, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, shtetasi M. P., duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Si  pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi M.P.,dhe  pasagjerët në mjet, shtetasit M. V., dhe K.P., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. “/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!