Aksidenti në Gjirokastër/ Arrestohet shoferi, u largua nga komisariati pa lënë gjurmë

schedule12:15 - 4 Korrik, 2024

schedule 12:15 - 4 Korrik, 2024

Një aksident ndodhi dy ditë më parë në aksin rrugor “Krahës-Tepelenë”, në Gjirokastër. Mësohet se u përplasën dy makina dhe shoferi i BMW u largua nga komisariati pa lënë gjurmë. 25-vjeçari nuk u paraqit as në spital dhe as nuk kreu veprimet procedurale nga blutë.

Si pasojë, ka përfunduar në prangat e policisë këtë të enjte.

Njoftimi i Policisë: 

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin 25 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se mbrëmjen e datës 02.07.2024, në aksin rrugor “Krahës-Tepelenë”, automjeti tip “BMW” që drejtonte është përplasur me automjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin.

Shtetasi është dëmtuar nga aksidenti, por nuk është paraqitur në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, dhe është larguar pa u kyer veprimet procedurale nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.