Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka reaguar në lidhje me aksidentin e ndodhur këtë mërkurë pranë ambienteve për Ministrisë së Jashtme. Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook” ministri Hasani ka falenderuar Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit.
Ndërkohë njofton se punonjësi i cili u aksidentua teksa po kalonte vizat e bardha ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
“Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dëshiroj të informoj se kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumë”, ka shkruar ministri Hasani.
/abcnews.al