Aksidenti me 3 të vdekur/ Balla-opozitës: Po ta kishit votuar Kodin Rrugor, s’do të kishte ndodhur

schedule12:39 - 16 Mars, 2023

schedule 12:39 - 16 Mars, 2023

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kritikoi opozitën gjatë fjalës së tij në Kuvend. Teksa përmendi aksidentin e ndodhur pak ditë më parë pranë TEG-ut në Tiranë, Balla theksoi se nëse ligji për Kodin Rrugor do të ishte miratuar një ngjarje e tillë kaq e rëndë nuk do të kishte ndodhur.

“A kemi bërë gabime? Natyrshëm që kemi bërë. E mira juaj është të mësoni nga gabimet tona. Por kurrsesi brenda PS nuk ka pasur një palë të akuzojnë palën tjetër për tradhti ndaj atdheut apo moralit të opozitës, kontributin për integrimin evropian. Këtë kontribut nuk ua kërkojmë ne.

Ua kemi borxh shqiptarëve. Dhe jepni votën edhe për Kodin Rrugor se për turpin tonë, po ta kishim miratuar Kodin Rrugor para katër javësh nuk do të ndodhte aksidenti me 3 të rinj. Me parashikimet që kanë në kod, nuk lejohet ajo lloj makine atij djali të ri. Nuk i lejohet një djali të ri që sapo merr patentën të ecë me shpejtësi mbi 80 km/h.

Dhe prandaj, historia e opozitës me lotët…shqiptarët qeshin me ne kur ndodh teatri i përhershëm dhe çohet Albana dhe qan me lot krokodili për diçka që fajin e kemi bashkë. Po e degradoni dita ditës rolin e kësaj salle. Duhet ta miratojmë sot.“, tha Balla./abcnews.al