Aksidenti me dy viktima në Fier, një familje e tërë brenda mjetit, flasin dëshmitarët për Abc

schedule21:05 - 9 Qershor, 2022

schedule 21:05 - 9 Qershor, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Burime nga banorë të zonës thanë për ABC se në aksident ku janë përplasur 3 automjete, janë përfshirë 7 persona, 2 nga të cilët kanë humbur jetën dhe të tjerët të plagosur.

Në një prej automjeteve ka qenë një familje e tërë nga Cakrani, që aktualisht ndodhen në spital.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.

/Abcnews.al/