Aksidenti me dy të vdekur në Porcelan, eksperti rrugor: Si mund të parandalohen ngjarjet e rënda

schedule16:21 - 6 Janar, 2020

schedule 16:21 - 6 Janar, 2020

Viti 2020 nisi me të njëjtin trend rritës të aksidenteve fatale në rrugët e vendit.

I tillë ishte edhe aksidentimi i dy kalimtarëve në zonën e Porcelanit në kryeqytet mesditën e 2 janarit. Sipas eskepertit të sigurisë rrugore Islam Qibini, ngjarje të rënda mund të parandalohen në atë zonë nëse instalohen semaforë apo vendoset kurriz artificial mbi karrexhatë.

“Duhet të jetë një kurriz artificial, i cili e detyron drejtuesin e mjetit të ngadalësojë shpejtësinë, mujd të ketë edhe një semafor për rregullimin e trafikut”, shprehet Qibini.

Grupmoshat nga 18-30 janë më të predispozuar për shkaktimin e aksidenteve me vdekje. Eksperti thekson se, fokusi i policisë rrugore duhet përqënduar në këtë drejtim.

Aksidentet rrugore nuk parandalohen nga aksione ditore të policisë rrugore. ABC Neës bërë një vëzhgim të hënën në disa akse kryesore të kryeqytet ku nuk rezultoi asnjë radar dixhital për të monitoruar shpejtësinë e automjeteve.

Islam Qibini thekson se një problem tjetër mbetet edhe mënyra e vjeljes së gjobës, pasi sistemi i adresave në vendin tonë në shumë qytete nuk është azhornuar ende./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!